Presidenti i KiE-së Rompuy viziton Kosovën

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, do të vizitojë më 1 korrik Kosovën.Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë  një burim i besueshëm ndërkombëtar.I njëjti burim ka bërë me dije se gjatë qëndrimit në Kosovë, Rompuy pritet të takohet me drejtuesit më të lartë të institucioneve të vendit, me të cilët do të bisedojë për gjendjen politike, me theks të veçantë për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për agjendën evropiane.