Kosovë-Serbi, marrëveshje për kodin telefonik

Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për kodin telefonik të Kosovës, ka bërë të ditur shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në mbledhjen e Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.Duke iu përgjigjur pyetjes së raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, Ashton ka thënë se marrëveshja për kodin telefonik është pjesë e pakos për çështje të tjera në lidhje me telekomunikacionin, e cila pret konfirmimin final, transmeton B92.Ashton po ashtu ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë “kanë kaluar më shumë se 100 orë në dialogun e lartë politik", i cili ka rezultuar me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill, ka njoftuar kabineti i Jelko Kacinit.