Ballkani në fokus të samitit dyditor të BE-së

Shtetet e Ballkanit do të jenë një ndër temat kryesore të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian të enjten dhe të premten në Bruksel.  Samiti pritet të formalizoj Kroacinë më 1 korrik si vendin e 28-të anëtar të BE-së, që njëherësh paraqet edhe zgjerimin e fundit  që nga hyrja e  Bullgarisë  dhe Rumanisë që u bënë pjesë e BE në 2007.Brukseli gjatë këtyre dy ditëve pritet t'i konfirmoj Kosovës hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në. Të premten liderët evropian pritet po ashtu që të formalizojnë edhe nisjen e negociatave për anëtarësim me Serbinë.Ndërkohë  për Shqipërinë në agjendë nuk është parashikuar asgjë megjithëse ndonjë fjalë e mirë për procesin zgjedhor  mund të thuhet.  Pas përfundmit të zgjedhjeve përmes një deklarate  Chatrine Ashton dhe Stefan Fule kanë përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit që, sipas vlerësimit të tyre, u zhvilluan në mënyrë të rregullt.  Edhe ekipi i përbashkët i vëzhguesve ndërkombëtarë, OSBE ODIHR në raportin  paraprak  vlerësoi zgjedhjet  e 23 qershorit.Edhe  për Maqedninë  duket se nuk do të ketë ndonjë lajm të mirë.  Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle ka deklaruar se vendet anëtare të BE-së kanë vendosur që të mos ketë fare datë për fillimin e negociatve me Maqedoninë në Samitin e Këshillit Evropian.