Tragjedi shqiptare në Itali, mbyten në lumin Po dy vajza shqiptare
Mbyten dy të mitura me origjinë shqiptare në ujërat e lumit Po, në provincën Breme Lomellina, në Pavia.
Sipas mediave italiane dy vajzat e vogla, 10 dhe 11 vjeç, kushërira, ishin me familjet e tyre buzë lumit Po me qëllim, të kalonin një fundjavë të freskët e të këndshme.Ndërkaq vajzat, njera banore ne Breme, kusherira tjeter nga Milano kanë qenë duke u larë në lumë por fatkeqesisht i ka rrëmbyer rrjedha. Në ndihmë të tyre ka shkuar një i afërm, por ka qenë e pamundur, pasi trupat e vegjël janë zhdukur me shpejtesi nën ujë.Polumbarë, forca të zjarrfikëseve të zonës kanë mbërritur në vendngjarje pas alarmit që kanë dhënë prindërit.


Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e trupit të më të voglës, 10-vjecares, ndërsa vijojnë me intensitet kërkimet dhe për kushërirën tjetër të zhdukur. Kërkimet po realizohen edhe nga ajri, përmes një helikopteri, i cili vijon kërkimet prej disa orëve.