Qefalia: Programi i PS praktik, qytetarët do t’i prekin ndryshimet
Ende me emocionet e fitores së thellë dhe festimeve që pasuan pas, deputeti socialist për qarkun e Tiranës, Xhemal Qefalia, ndërsa ka ndarë me RTV Ora News gëzimin e triumfit në 23 qershor, shprehet se vota plebishiptare e qytetarëve shqiptarë aq sa ishte votë kundër keqqeverisjes aq ishte dhe votë pro programit të PS për rilindje.Dhe pse javë feste, Qefalia bën me dije se në kampin rozë në bashkëpunim dhe me LSI ka filluar puna për detajimin e programit për 300 ditëshin e parë të qeverisjes.Duke vlerësuar se i gjthë procesi zgjedhor në terësi kaloi qetë, ai thekson se tashmë si pozita ashtu dhe opozita nuk mund të shihen pafundësisht si kundërshtarë, por duhet të bashkëpunojnë në të mirë të vendit. Deputeti socialist nga ana tjetër, ka përgëzuar dhe RTV Ora News për mbulimin dhe raportimin transparent dhe të paanshëm të të gjithë procesit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.Sa i përket vendimit të palëkundur të lidershipit socialist Edi Rama për ndarje të legjislativit nga ekzekutivi, Qefalia shprehet skeptik, duke pohuar se vetë ai nuk do të mund të linte mandatin e besuar nga qytetarët për një karrige Ministri.Intervista e plotë vijon si më poshtë:Pse një diferencë kaq e madhe në këto zgjedhje?Të gjithë zonat e rrethit të Tiranës korrën një fitore spektakolare, fitore që arriti të dërgojë si koalicion rreth 19 deputetë. Po ta shkikosh me kujdes, vota ka qenë një votë plebishiptare që ka të bëjë në radhë të parë me përkeqësimin e kushteve të një keqqeverisje, por dhe programi i PS ishte një program që plotësonte nevojat e qytetarëve për një rilindje, që më pas u përkthye edhe në votë.PS-LSI kanë rënë dakord për piketat e 300 ditëve të para të qeverisjes, do jetë e lehtë?Programi i PS është një program real, jo elektoral. Qytetarët shqiptarë do ta ndjejnë drejtëpërdrejtë ndryshimin, do fillojë gradualisht zbatimi i programit për ta kthyer në realitet. Janë shumë detyra, pikësëpari do bëhet inventarizimi i situatës reale, cili është buxheti dhe gjendja praktive dhe mbi këtë pastaj do të veprohet. Jam i bindur që qytetarët nuk do zhgënjehen nga vota e dhënë. Si sot një javë është mbyllyur votimi, si deputet fitues jam marrë kryesisht me zonën time. Para disa minutash mbyllëm një takim përgëzimi në zonën e Dajtit. Përgëzoj të gjithë banorët e zonave të Dajtit, ishte një fitore e pritur prej nesh, në mënyrë të bindshme është fituar Bërzhita mbi 300 vota mbi PD, është fituar Petrela në mënyrë spektakolare, Baldushku po ashtu. Rezultat surprizë kemi pasur dhe në Farkë, Zall Bastar, Zall-Herr. Edhe kjo javë ka qenë javë e festës, por jo për të gjithë, një pjesë e kolegëve të mi po punojnë për detajimin e programit.Rama ka deklaruar se në vendimet e tij është e padiskutueshme edhe ndarja e legjislativit me ekzekutivin, mendoni se do krijojë pakënaqësi?PS është një parti ndryshe nga PD. Në PS vlon mendimi ndryshe, natyrisht që për këtë rast do ketë mendime të ndryshme, por në moemntin që grupi parlamentar do marrë një vendim atëherë ai do vihet në veprim. Personalisht do isha disi kundër, e kam të vështirë të braktis elektoratin. Nuk mund të lësh mandatin për karrigen e një ministri. Kjo është një risi që nuk ndodh vetëm në Shqipëri, gjithsesi ha kohë për diskutim, personalisht e shoh me dyshim.Si janë raportet me kundërshtarët politike pas garës?Unë kam përgëzuar kundërshtarin tim pas garës, skemi pse të sillemi si armiq, duket se dhe Shqipëria po u afrohet vendeve europiane ku fituesi përgëzohet dhe humbësit i jepet dora.