Tahiri: Pasuritë kombëtare, nën sovranitetin e Kosovës

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, në një prononcim për mediat kosovare ka reaguar ndaj deklaratës së zyrtarëve të Serbisë lidhur me pretendimet e tyre për të ndërhyrë ilegalisht në çështjet e brendshme të Kosovës.Ajo ka theksuar se pasuritë natyrore dhe asetet shtetërore të Kosovës, përfshirë këtu edhe Hidrocentralin e Ujmanit (Gazivoda), janë nën sovranitetin e Republikës së Kosovës, të cilat - sipas saj - janë konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi.Tahiri ftoi Serbinë që të respektoj fqinjësinë e mirë dhe standardet Evropiane në raport me Kosovën, si dhe të ndërpres çfarëdo ndërhyrje ilegale në punët e brendshme të saj.“Serbia duhet të dalë nga surealizmi dhe të pranojë realitetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, si dhe të respektoj marrëveshjen e arritur ndërshtetërore për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore sipas parimeve Euro-Atlantike”.Zëvendëskryeministrja tha se asestet e Kosovës të cilat kanë karakter nacional dhe strategjik, qeverisen nga institucionet e Kosovës.Tahiri po ashtu theksoi se edhe në bisedimet për çështje të energjisë, pala serbe ka shfaqur tendenca që të vë në agjendë çështje të ndryshme që janë elemente të ndërhyrjes ilegale. Mirëpo, sipas saj, këto çështje asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e agjendës së dialogut