Haradinaj i dëshpëruar nga humbja e Berishës në zgjedhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2013, 18:59
Ramush Haradinaj ndihet i dëshpëruar që në Shqipëri nuk ka fituar Sali Berisha, pasi preferonte atë, por respekton zgjedhjen që kanë bërë shqiptarët.PD-ja sipas tij, me sistemin politik dhe ekonomik, ka krijuar shumë vlera në Shqipërinë.Ai thotë se nën udhëheqjen e PD-së, shqiptarët më nuk ikin me anije nga vendi, por kanë liberalizim vizash dhe se më nuk shkatërrojnë depot e ushtrisë, por janë pjesë e NATO-së.“Unë kam pas dëshirë të fitonte Berisha edhe PD-ja. E kam shpreh këtë dëshirë edhe publikisht. Ka vendosur populli, kanë vendosur qytetarët, gjë të cilën e respektoj”, ka thënë ai.“PD-ja është themel i Shqipërisë së re... Dikur ne ka i kemi ra me shku në Shqipëri, e sot shkojmë si zotni”, thekson Haradinaj.