Kosovë,serbët e veriut lajmërojnë bojkot të zgjedhjeve
Zëvendës drejtori i zyrës së Serbisë për Kosovën, Kërstimir Pantic ka thënë se serbët e veriut nuk do të dalin në zgjedhjet e nëntorit, sepse nuk duan t’i japin legjitimitet pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka shtuar se asnjë parti nga Serbia nuk mund të ndikoj tek ta që të veprojnë ndryshe.“Nuk ka parti politike e cila mund të ndikoj që qytetarët të ndryshojnë qëndrimin. Prandaj do të ishte jo e drejtë që bashkësia ndërkombëtar të fajësoj për këtë gjë Qeverinë e Serbisë”, i ka thënë ai gazetës Vecernje Novosti.Ish-kryetari i komunës paralele të Mitrovicës tha se bojkotimi i zgjedhjeve nuk është gjë e ndaluar, dhe se nuk ekziston asnjë detyrim ligjor që qytetarët duhet të marrin pjesë në ndonjë cikël zgjedhor.“Askush nga serbët e Kosovës nuk dëshiron që Serbia të mos përparon apo të mos zhvillohet, dhe askush nga këto anë nuk dëshiron konflikt me shtetin e vet. Por, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se serbët nuk do të dalin në zgjedhjet, të cilat mund të zhvillohen më 3 nëntor”, ka theksuar Pantic.