Qeveria e re dhe ekonomia
Qeveria e re duhet të analizojë situatën financiare dhe më pas të marrë vendimet bazuar edhe në këshillat e institucioneve ndërkombëtare financiare. Ekspertë të njohur të ekonomisë në vend, sqarojnë se duhet pritur Shtatori për të parë se në ç`gjendje është buxheti dhe borxhi public, e në bazë të këtyre dy elementëve të merren masat për të nxitur rritjen e ekonomike.Ardian Civici, president i UET dhe njëkohësisht një ekspert i njohur, deklaron se borxhi publik është rritur dhe prandaj duhet një menaxhim i duhur i situatës.Po ashtu një tjetër ekspert i njohur i ekonomisë në vendin tonë, Zef Preçi shprehet se qeveria e re duhet të vendos për kufizimin e borxhit dhe të bëj publike nismat për ekonominë.Ndërkohë përsa i përket ndryshimit të sistemit të taksimit, ekspertët bien dakort se një gjë e tillë do të ndodhë përderisa ka qenë një prej premtimeve kryesore në fushatën elektorale. Ndërkohë vetëm pak ditë më pare, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, kërkoi rikthimin e marrdhënieve me FMN-në, në mënyrë që të kemi një vlerësim real për ekonominë tonë.