BE dakord për hapjen e negociatave me Serbinë, ende s'ka datë

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një pajtim paraprak që të hapin negociatat me Serbinë.Vendimi është marr të martë në Luksemburg gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, por ky epilog kërkon konfirmim të liderëve evropian të cilët pritet të takohen të enjten dhe të premten në Bruksel.Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian ka përshëndetur rezultatin që kanë prodhuar kryediplomatët e vendeve anëtare të BE-së, duke e quajtur si “provë e kredibilitetit pas hapave të paprecendetë që u ndërmorën në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.Diplomatët kanë aluduar se negociatat mund të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.