BE rekomandon nisjen e negociatave për MSA
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle ka thënë së BE ka rekomanduar nisjen e negociatave me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pas përpjekjeve të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë."Kosovë: BE rekomandon nisjen e negociatave pas hapave të paprecedent në normalizimin (e marrëdhënieve me Serbinë)", ka shkruar Fyle në rrjetin social, Twitter.Ndërkaq, qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një pajtim paraprak që të hapin negociatat me Serbinë. Vendimi është marr të martë në Luksemburg gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, por ky epilog kërkon konfirmim të liderëve evropian të cilët pritet të takohen të enjten dhe të premten në Bruksel.Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian ka përshëndetur rezultatin që kanë prodhuar kryediplomatët e vendeve anëtare të BE-së, duke e quajtur si “provë e kredibilitetit pas hapave të paprecendetë që u ndërmorën në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.Diplomatët kanë aluduar se negociatat mund të fillojnë më së voni në fillim të vitit të ardhshëm.