Bruksel, arrihet marrëveshja për amnistinë?
Ekipet punuese të Prishtinës dhe Beogradit kanë arritur marrëveshje për ligjit për amnisti në Kosovë, njërën nga çështjet kryesore para formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Sipas të përditshmes serbe Danas, e cila thirret në burime në Qeverinë e Serbisë të afërta me ekipit negociator, në këtë ligj do të përfshihen propozimet dhe vërejtjet e ekipit të Beogradit, të cilin e udhëheqë ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakovic.“Çështje kontestuese ka qenë veprat penale individuale, veçanërisht pika 412, e cila flet për pjesëmarrjen në grup që shkakton dhunë. Kjo ka qenë e rëndësishme të zgjidhet për shkak të demonstratave dhe barrikadave që i kanë ngritur serbët”, ka thënë një burim për Danas.Burimi i kësaj të përditshme thekson se është pranuar edhe kërkesa që të shkurtohet afati për shlyerjen e dosjeve nga regjistrat penal.“Ky afat është shkurtuar në 30 ditë, që është e rëndësishme për zgjedhjen e gjyqtarëve”, ka theksuar ky burim, transmeton OraInfo.Në Qeverinë e Serbisë presin që së shpejti të vazhdojnë bisedimet e Brukselit për telekomunikacionin dhe shfaqin shpresën që edhe në një eventualisht në dy raunde do të arrihet marrëveshja.