Nenad Gjuriç, komandant i policisë në veri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2013, 23:39
Nenad Gjuriç pritet të jetë komandanti i policisë serbë në veri. Ky emër është caktuar nga pala serbë gjatë bisedimeve në Bruksel, ndërsa nesër pritet të propozohet nga policia e Kosovës.Gjuriç, siç raportojnë mediat kosovare, nuk i ka pasur punët mirë me policinë e Kosovës.Kjo pasi gjatë kohësm që ai ishte komandant i policisë në Zveçan ishte suspenduar dy herë nga ministri Brendshëm Bajram Rexhepi.Herën e parë për shkak të ofrimit të sigurisë të një zyrtari të lartë serbë gjatë vizitës në Kosovë, ndërsa herën tjetër për shkak të moskonfiskimit të targave të reja të Serbisë me inicialet e qyteteve të Kosovës.