Dyshimet për vdekjen e Arafat, nis zhvarrosja e eshtrave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2012, 17:54
Dyshimet lidhur me vdekjen e liderit të palestinezëve , Yasser Arafat, tashmë do të marrin përgjigje, pasi ka filluar sot të hapet varri i tij, me qëllim kryerjen e hetimeve rreth vrasjes së mundshme, ka thënë një burim i afërt me familjen e të ndjerit.“Sot ata filluan lëvizjen e gurëve nga mauzoleu i Arafatit dhe e gjithë kjo punë do të zgjasë rreth 15 ditë”, ka thënë burimi, duke folur në kushte anonimiteti.“Ka disa faza”, ka shtuar ai, duke iu referuar hapjes së varrit para vizitës së ekspertëve të forenzikës nga Franca, Zvicra dhe Rusia, të cilët do të kryejnë hetimet nëse Arafati ishte helmuar para vdekjes.