Hillary:Kam nevojë për gjumë, ushtrime dhe kohë të lirë
" Të vetmen gjë që dua, është të fle." Kjo është deklarata e sekretares amerikane të shtetit Hilari Clinton në një intervistë për gazetën amerikane "New York Times".E lodhur tmerrësisht nga udhëtimet jashtë shtetit Clinton shpreh nevojën e saj për stervitje, gjumë dhe pushime.Ajo thotë se këto 20 vitet e fundit nuk është mundur të bëj pushime. Sekretarja amerikane e Shtetit, ka bërë të qartë se të paktën për vitin e ardhshëm do të largohet nga Departamenti i Shtetit menjëherë pas betimit të presidentit të rizgjedhur Barack Obama në janar.Sipas tabloidit britanik "Daily Mail", zonja e diplomacisë amerikane në 4 vitet e fundit, ka vizituar 112 shtete. Në të njëjtën kohë shtohen fjalët në SHBA sipas të cilave bashkëshortja e ish presidentit do të kandidoj për fronin presidencial në betejën e ardhshme për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016.Sipas gazetës "Politiko", dhe një sondazhi të saj " Public Policy Polling " të mbajtur vetëm 2 ditë pas zgjedhjeve amerikane tregoi se 58% e republikanëve duan Hillary-n në Shtëpinë e Bardhë.Në të kundërt, Joe Biden, i cili rinovoi mandatin e Zv. presidentit nuk është shumë i popullarizuar në vendin e tij.