Bruksel, Ministrat e Financave diskutojnë për fondin e ri të Greqisë

Ministrat e Financës ne Eurozone gjate takimit ne Bruksel do te diskutojne nëse do të lëshojne fonde të reja per borxhin e Greqise. Athina shpreson se ka bere gjithcka per te siguruar kestin e ardhshem te parave, pas kalimit te buxhetit ne parlament per 2013, i cili perfshin shkurtime te medha te shpenzimeve. Gjate dites se Eurogrupit, shefi i Eurozones Jean-Claude Juncker, tha se nuk do te kete ndonje vendim per fondin grek.Kryeministri grek me pare ka deklaruar se pa kredine e re Athina do te mbetet brenda disa ditesh pa para. Gjithashtu Juncker ka thënë ne një nga raportet e shumta per reformat e votuara, se qe te tre komisionet -Komisioni Europian, FMN dhe Banka Qendrore Europiane jane pozitiv ndaj dhenies se kestit.Shumë në Greqi mendojne se tani qe ata plotesuan te gjitha ato kushtet qe duheshin per te marre ndihmen ekonomike dhe se Europa, tani duhet te marre anen e saj, dhe te sigurojë fondet e shpetimit qe ka nevoje shteti-thote Mark Lowen i BBC-së per Athinën.Deputetët grekë, ne nje votim naten e diel, miratuan buxhetin per vitin 2013, i cili përfshin shkurtime të mëtejshme të pensioneve dhe pagave.Gjate kohes se votimeve te ketyre reformave, me shumë se 10.000 njerëz u bashkuan me demonstrata jashtë parlamentit për të protestuar kundër miratimit te ligjit.Ristrukturimi i buxhetit ishte një parakusht për Athinën për të dhënë 31.3 miliard euro qe BE / FMN te aprovoj kredine e nevojshme qe qeveria greke te largohej nga falementimi. Nderkohe Greqia përballet me një afat shlyerje te borxhit prej 5miliard euro të premten.Megjithatë, Ministri gjerman i Financave Volfgang Shable ka treguar se nuk ka gjasa që Ministrat e Eurozonës do të vendosin per disbursin në takimin e sotshem.Financimi do të duhet të miratohet së pari nga disa parlamente, duke përfshirë edhe ate të Gjermanisë. "Ne të gjithë duam te ndihmojme Greqinë, por ne nuk do të vihemi nën presion", tha Shable per gazetat gjermane.