Zgjerohet skandali “Petraus”, hetohet edhe gjenerali Allen

Çështja Petraus në SHBA duket se ka marrë përmasa të mëdha. Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se ka hapur një hetim për gjeneralin John Allen, komandanti i lartë amerikan në Afganistan.Zëdhënësi i Pentagonit, George Little tha se Byroja Federale e Hetimeve ia paraqiti çështjen Departamentit të Mbrojtjes dhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta ka udhëzuar Inspektorin e Përgjithshëm të Pentagonit për të hetuar çështjen.Litte nuk përcaktoi natyrën e hetimit, por mediat amerikane flasin për një implikim të gjeneralit Allen në  skandalin Petraus.Sipas mediave amerikane  duket se ai ka ndërtuar këtë skemë për të larguar ish shefin e CIA-as  e ndërsa Allen  ka mohuar përfshirjen e tij.Dhe ndërsa hetimi vazhdon, gjeneral Allen do të mbajë pozicionin e tij në Afganistan.Ndërkohë ligjvënës amerikanë  po kërkojnë më shumë informacione rreth hetimeve të FBI-së që çuan në dorëheqjen javën e kaluar të drejtorit të CIA-s David Petraeus.Ata thonë se duhet të ishin informuar mbi hetimin që kishte nisur ndaj shefit të CIA-s dhe ngritën pikëpyetje lidhur me trajtimin e çështjes nga FBI.Petraeus dha dorëheqje nga posti i drejtorit të CIA-s të premten e kaluar, pasi që agjentët e FBI-së, zbuluan një aferë jashtëmartesore të tij me biografen Paula Broadwell.