"Cfarë kufiri?" , lufta e Sirisë arrin Turqinë
Të vetëdijshëm për rrezikun, por të tërhequr nga kurioziteti, mjaft persona jane pikasur te shtrihen nëper tavanet e shtepive apo te gjejne strehe nderkohe qe disa raunde te shtenash artilerie uleshin në tokë, vetem disa metra larg nga ndarja e hollë që ndan këtë qytet kufitar turk nga Siria."Kjo luftë nuk është vetëm në Siri, ajo është tani këtu në Turqi. Ajo është edhe ketu në Ceilanpinar," tha 26-vjeçari Ahmet Kayakiran. "Çfarë kufiri? Nuk ka më kufi," tha ai, nderkohe qe cdo pjese e shkeputur e tavanit shkrumbohej ne cdo moment qe goditej nga plumbat.Forcat e Asadit treguan pushtetin e tyre ajrorë të hënën, kur një avion luftarak kalonte përgjatë kufirit dhe filloi bombardimet në afërsi të vijes kufitare, duke rritur numrin e Sirianeve qe kalojne ne Turqi.Në 20 muajt që revolta kundër presidentit Bashar al-Asad filloi, një nga një qytetet dhe fshatrat turke dikur te fjetur e te qete, te vendosura pergjate vijes kufitare prej 900-km kane shikuar te pashprese se si skajet e luftës siriane vinin cdo here e më afër tyre.Turqia nuk dëshiron të ngatërrohet në një luftë rajonale, por rrezikon te tërhiqet në të nga presionet e brendshme. Ne kohen kur zhgenjimi në mesin e udhëheqësve në Ankara rritet pas dështimit te fuqive botërore 'për të ndaluar gjakderdhjen, ne te njejten forme ndihen edhe shtetasit e Turqisë, te cilet po behen te padurueshëm me paaftësinë e qeverisë së tyre për ti mbajtur ata të sigurt.