Përmbytje në Itali, të paktën 4 viktima
Italia veriore dhe qëndrore vazhdon të jetë nën sundimin e ujit, ndërsa autoritetet kanë njoftuar për të paktën 4 viktima pas përmbytjeve.Disa të tjerë janë cilësuar të zhdukur pas shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumenjtë të dilnin nga shtrati dhe të përmbytnin zonat e banuara.Rajonet më të prekura janë Toscana, Umbria dhe Lazio. Ndërkohë rreth 2 të 3 e qytetit të Venecias është përmbytur, pasi nivelet e ujit ka arritur nivel rekord.Dyqanet, shtëpitë dhe pallatet historike janë mbuluar nga uji, duke përfshirë dhe Sheshin e famshëm të Shën Markut.Guvernatori i Toscanës ka aktivizuar ushtrinë për të ndihmuar në përpjekjet për evakuim. Në një qytet, më shumë se 200 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre. I gjithë rajoni vuan mungesën e energjisë elektrike.