Liga Arabe mirëpret opozitën siriane
Liga Arabe ka mirëpritur formimin e një grupi të ri opozitar sirian, por nuk i ka dhënë atij njohje të plotë si përfaqësues të popullit sirian. Liga arabe e mbledhur në Egjipt, u kërkoi grupeve rajonale dhe ndërkombëtare t'a njohin koalicionin e ri.Më parë të hënën, Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, i përbërë nga 6 vende, u bë i pari që e njohu zyrtarisht kolalicionin opozitar sirian që kërkon të rrëzojë presidentin Bashar al-Asad.Koalicioni Kombëtar për Revolucionin Sirian dhe Forcat e Opozitës u shpall të dielën në Doha të Katarit, me qëllim unifikimin e fraksioneve që kërkojnë të rrëzojnë presidentin Bashar al Assad. Kryetari i koalicionit do të jetë Moaz al Khatib, një ish imam i xhamisë Umajad në Damask, që u largua nga Siria më herët gjatë vitit.Vendet perëndimore dhe Turqia më herët gjatë ditës mirëpritën krijimin e koalicionit. Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se tanket e saj kanë kryer "të shtëna direkte" ndaj artilierisë siriane pasi goditje mortaje siriane u qëlluan dhe ranë pranë një pike ushtarake izraelite në Lartësitë e Golanit për të dytën ditë rresht.Nderkohe në zona të tjera, aviacioni i qeverisë siriane bombardoi qytetin e kontrolluar nga rebelët, Ras al Ain, në afërsi të kufirit me Turqinë.