Rasmussen: NATO do të mbrojë Turqinë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha se aleanca “do të bëjë gjithçka është e mundur” për të mbrojtur aleaten e NATO-s, Turqinë.Ankaraja është e shqetësuar mbi sigurinë përgjatë kufirit me Sirinë, në një zonë, ku Ankaraja gjithashtu është duke luftuar me kryengritjen kurde.Rasmussen tha në takimin e Asamblesë Paralamentare të NATO-s në Pragë se aleanca ka vendosur të marrë më shumë masa, për t’u siguruar mbrojtjen e Turqisë.Turqia tha se është duke folur me aleatët e NATO-s për zbarkimin e mundshëm të raketave tokë-ajër, për të penguar përhapjen e konfliktit të Sirisë.Ndërkohë, një aeroplan luftarak sirian ka bombarduar një zonë afër kufirit me Turqinë të hënën, duke vrarë të paktën gjashtë persona, ndërsa një granatë e hedhur nga Siria ka rënë në tokën turke.