SHBA mbështet koalicionin opozitar në Siri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2012, 11:15
Uashingtoni ka shprehur mbështetjen e tij për koalicionin e ri të opozitës në Siri.Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Tonner, ka uruar grupin opozitar, duke thënë se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me të.Koalicioni kombëtar ka rënë dakord që të formojë një qeveri të përkohshme, pasi të njihet ndërkombëtarisht.Mbi 35,000 njerëz thuhet të kenë humbur jetën në përleshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve që kundërshtojnë regjimin e Assadit.