Sulm me raketa në Kabul, 1 i vrarë dhe 3 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2012, 08:34
Policia afgane tha se të paktën tri raketa janë gjuajtur në Kabul.Një person është vrarë dhe tre të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me raketa në Kabul.Policia afgane thekson se tre raketa kanë goditur mëngjesin e sotëm Kabulin, pranë një stacioni televiziv privat dhe në afërsi të një zone zyrash që përdoren nga shërbimi i inteligjencës afgane.Ky ishte sulmi i parë në Kabul që nga shtatori, kur një makinë bombë, që kishte në shënjestër punëtorët e huaj, vrau të paktën tetë persona nga Afrika Jugore dhe katër civilë afganë.Sulmet me raketa në Afganistan ndodhin në kohën kur trupat luftarake të NATO-s po përgatiten të tërhiqen nga vendi në fund të vitit 2014.