FBI, kërkime në shtëpinë e biografes së Petraeus
Agjentët e FBI-së kanë zhvilluar gjatë natës kontroll në shtëpinë e Paula Broadwell, në Charlotte, North Carolina. Lajmi është konfirmuar për BBC-në nga zëdhënësi i FBI-së, Shelley Lynch i cili nuk bëri të ditur se çfarë konkretisht kërkuan agjentët në shtëpinë e gruas së martuar, nënë e dy fëmijëve.Zëdhënësi i FBI-së tha për BBC se agjentët shkuan në shtëpinë e Broadwell vetëm pak orës 21:00 (lokale, 03:00 për Shqipërinë).Petraeus dha dorëheqjen si kreu i CIA-s gjatë javës së kaluar, menjëherë pasi në lajme u publikua lidhje e tij jashtë martesore me biografen.Marrëdhënia u zbulua, pasi një grua e dytë, Jill Kelley, 37 vjeç, i tha FBI-së se kishte marrë e-mail-e anonime kërcënuese.Një hetim i FBI-së gjeti mesazhet, që kishin ardhur nga zonja Broadwell, dhe më tej zbuloi lidhjen e 40-vjeçares me Petraeus.Petraeus u bashkua me CIA-n në shtator 2011, pasi kishte udhëhequr forcat ndërkombëtare në Irak e më pas në Afganistan.