HRW: Obama të adresojë vrasjet politike në Kamboxha

Human Rights Watch (HRW) i ka kërkuar presidentit Barack Obama që të diskutojë për abuzimet në Kamboxhia, gjatë vizitës që do t’i bëjë këtij shteti aziatik në javën e ardhshme.HRW tha në një raport se më shumë se 300 persona janë vrarë në sulme të motivuara politike në dy dekadat e kaluara, nën regjimin autoritar të kryeministrit Hun Sen.Raporti thekson se disa zyrtarë të lartë dhe oficerë ushtarakë janë të përfshirë në vrasjet, të cilat siç thuhet nuk janë hetuar asnjëherë plotësisht.Në raport thuhet gjithashtu se ata që janë përgjegjës për vrasjet e paligjshme nuk janë dënuar, përkundrazi janë shpërblyer.Në shënjestër të këtyre sulmeve kanë qenë politikanë opozitarë, aktivistë dhe gazetarë.Obama pritet të marrë pjesë në samitin e Azisë Lindore në kryeqytetin e Kamboxhas, Phnom Penh. Ai është presidenti i parë amerikan që e viziton këtë vend.