Merkel vlerëson vendosmërinë e Portugalisë në krizën e borxhit
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka lavdëruar vendosmërinë e Portugalisë në trajtimin e krizes së borxhit që kërkon një shume shpetimi prej 78 miliard eurosh. Duke folur gjate takimit te saj me kryeministrin e Portugalisë në Lisbonë, zonja. Merkel premtoi solidaritet nga ana e gjermaneve për portugezet gjatë koheve "shumë të vështira" qe ata po kalojne.Kryeministri Pedro Passos Coelho tha se shuma e shpetimit kishte qenë "e vetmja rrugë per te ecur përpara". Por zonja Merkel u prit nga protestues me parulla te cilat lexonin "vrasësja Merkel" dhe "Portugalia nuk është vend qe i perket Merkel".Nje numër i madh uniformash te policisë u vendosën për të bllokuar rrugët - nderkohe qe zonja Merkel udhëtoi të takohet me presidentin Anibal Cavaco Silva dhe pastaj për te shkuar ne bisedimet me Passos Coelho. Disa demonstrues fishkëllyen drejt zonjes Merkel, duke e fajësuar atë si arkitekten e masave shtrënguese që janë gjithnjë e më të papëlqyeshme per masen e gjere.Portugalia parashikon te perfundoje ne vitin e saj të tretë drejt recesionit gjate vitit të ardhshëm - buxheti i saj për vitin 2013 do të përfshijë ngritje masive të taksave dhe shkurtime të mëdha të shpenzimeve publike. Aktualisht shkalla e papunësisë është pothuajse 16%.Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar - e ashtuquajtura "trojka" - kanë filluar te vleresojne ne një përmbledhje perpjekjet tremujore të Portugalisë ne plotesimin e kushteve te fondit te saj te shpetimit. Raporti do të përcaktojë nëse Portugalia merr këstin e ardhshëm të 2.5bn euro të fondit te shpetimit.