Hilary Clinton viziton Australinë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbërritur në Australi, vizitë kjo që ka për qëllim thellimin e lidhjeve ushtarake mes Australisë dhe SHBA-së.Në kuadër të takimit me ministrin e Mbrojtjes  Stephen Smith dhe atë të  Jashtëm Bob Carr, pritet të marrë pjesë edhe sekretari i mbrojtjes, Leon Panetta.Samiti vjetor është i pari që kur presidenti Barack Obama vizitoi Australinë një vit më parë, për të shpallur se deri në 2 mijë e 500 marinsë amerikanë, do të bëhen pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, në qendrën e trajnimit në Darwin të Australisë.Njoftimi ka shqetësuar Kinën, që është partneri kryesor tregtar i Australisë.