Rritet niveli i ujit në Venecia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2012, 13:57
Niveli i ujit në Venecia në Itali vazhdon të vërë në vështirësi qytetin. Si pasojë e rreshjeve të vazhdueshme të shiut në rajone të ndryshme të Italisë niveli i ujit ka arritur në 1.5 m mbi nivelin e detit.Pjesa më e madhe e qytetit është prekur nga përmbytjet duke i ofruar turistëve një spektakël të veçantë.Shumë dyqane, banesa si dhe ndërtesa të tjera janë mbyllur si pasojë e nivelit të lartë të ujit.Ndërkohë që kanalizimet në qytet po përballojnë prurjet e mëdha, reshjet kanë vënë në vështirësi sistemin delikat të qytetit. Sipas agjencisë italiane të lajmeve "Ansa" kjo është hera e gjatë që qyteti po përballet me këtë përmbytje që nga viti 1872.Metereologët nuk parashikojnë asnjë përmirësim të motit, dhe pse reshjet janë rralluar.