Tensione të reja izraelito-palestineze

Ushtria izraelite tha se militantët në Gazëa kanë hedhur edhe 10 raketa të tjera drejt Izraelit duke përshkallëzuar konfliktin mes dy palëve.Një prej raketave ka goditur një shtëpi, por nuk janë raportuar dëme të mëdha.Më herët, gjatë ditës, aeroplanët izraelitë goditën tre zona të militantëve në Gaza.Sipas ushtrisë, më shumë se 110 raketa që kanë goditur Izraelin që nga e shtuna.Gjashtë palestinezë raportohet se janë vrarë gjatë sulmeve, përfshirë 4 civilë. Tetë izraelitë janë plagosur në sulmet ndërkufitare.Dhuna mund të përshkallëzohet në një konfrontim më të madh para zgjedhjeve të 22 janarit të Izraelit.