Ukrainë, opozita tubim në Kiev: Do luftojmë Janukoviçin
Partitë opozitare në Ukrainë janë zotuar se do të luftojnë kundër presidentit Viktor Yanukovych.Ata thanë se do të kërkojnë dorëheqjen e Janukoviçit dhe lirimin e Yulia Tymoshenkos, e burgosur nën akuzat për shpërdorim detyre në kohën kur ishte kryeministre.Akuzat ndaj saj Perëndimi dhe opozita i cilësojnë të motivuara politikisht.Tymoshenko humbi nga Janukoviç në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.Rreth 1 mijë protestuesve u mblodhën mbrëmë jashtë Komisionit Qendror Zgjedhor në Kijev pasi Komisioni publikoi rezultatet finale të zgjedhjeve të 28 tetorit në Ukrainë.Këto rezultate tregonin se partia në pushtet e Janukoviçit dhe aleatët e saj mbajnë kontrollin në parlamentin prej 450 vendesh .Më herët, BE ka thënë se gjatë zgjedhjeve u shënuan parregullsi.