Gjirokastër, arrestohet shefi i njësisë së anti-korrupsionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2012, 08:14
Arrestohet shefi i njësisë së anti-korrupsion në policinë e Gjirokastrës Miklovan Karaj.Burime nga policia bëjnë me dije se Karaj akuzohet për korrupsion pasiv pasi gjatë ushtrimit të detyrës I ka marrë një biznesmeni shumën prej 10 mijë euro.Sipas policisë, 26-vjeçari Miklovan Karaj është arrestuar pas një hetimi disa mujor nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme në vashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër.