Zgjedhjet, Rama-Meta sot konferencë për shtyp
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2013, 13:20
Kreu i PS-së, Edi Rama e kreu i LSI-së Ilir Meta kanë vendosur ditën e fundit të fushatës elektorale, që të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.Dy aleatët e majtë do të zhvillojnë një konferencë në orën 14:00, e cila është edhe dalja e parë e dy lidërve të PS dhe LSI pas marrëveshjes për bashkëpunim të nënshkruar në Shkodër.Teksa dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e së djelës, dy liderët e së majtës të cilët janë pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërisë Evropiane”, pritet të shprehin mbështetjen publike ndaj njëri tjetrit.Partia Socialiste organizoi dje në mbrëmje mitingun përmbyllës në Tiranë, ndërsa sot do të finalizojë fushatën elektorale në dy qytete njëkohësisht, Shkodër dhe Vlorë.