Zgjedhjet, policia e Tiranës publikon masat

Policia e Tiranës nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë me dije masat e marra për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në kryeqytet.Drejtori i policisë së Tiranës Bernard Çaushaj  theksoi se të gjitha forcat e policisë do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe si për siguruar rendin dhe sigurinë në kryeqytet.Sipas Çaushajt, plani i policisë është hartuar në 4 faza të cilat kanë nisur që nga trajnimi i oficerëve të policisë, ruajtja e 18 KZAZ-ve dhe 1422 qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve e deri në shpalljen e rezultateve të votimit.“Faza e parë është ajo përgatitore ku në bashkëpunim me OSBE-në janë trajnuar rreth 1650 efektiva, faza e dytë është fushata zgjedhore për mbarëvajtjen e mitingjeve të partive politike, faza e tretë është zhvillimi i votimit dhe shoqërimi i kutive të votimit dhe faza e katërt është ajo e ruajtjes së qendrave të numërimit të votave” u shpreh ÇaushajGjithashtu kreu i policisë së Tiranës i bëri thirrje simpatizantëve të partive politike që ditën e zgjedhjeve të mos bëhen burim apo pjesëmarrës në incidente ndërsa qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje të ligjit.Policia, masa për mitingun e sotëm të PD-sëPolicia e Tiranës gjithashtu ka marrë masa për zhvillimin normal të mitingut përmbyllës të PD-së ndërsa njofton se ku do të bllokohen disa segmente rrugore në oraret 17.00 - 22.00 të ditës së sotme.Kështu, sipas policisë do të bllokohen segmentet rrugore dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, te kryqëzimi i rrugës "Ismail Qemali" deri në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ; Nga Hotel Sheraton përgjatë Sheshit "Nënë Tereza"; Nga rruga "Frederik Shiroka"drejt sheshit "Nënë Tereza".