Kukës, jep dorëheqjen dy ditë para zgjedhjeve shefi i Rendit

Jep dorëheqjen dy ditë para zgjedhjeve, shefi i rendit në komisariatin e Kukësit Embro Zholi.Zholi e ka argumentuar  dorëheqjen si pasojë e ngarkesës së madhe në punë, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër, kurse nga ana tjetër drejtuesit e policisë konfirmojnë se ky vendim është tërësisht personal.Dorëheqja e tij është paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë së Kukësit, duke bërë që Zholi t`i japë  fund kështu drejtimit të forcave të rendit në këtë qytet.