Rama:Qeveria ka shkatërruar Krujën. PS, status të veçantë për ta mbrojtur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2013, 12:18
Partia Socialiste ka zhvilluar mitingun përmbyllës në qytetin e Krujës.Në fjalën e tij kryesocialisti Rama akuzoi qeverinë se shkatërruar qytetin e Krujës ndërsa premtoi një status të veçantë për ta mbrojtur këtë qytet historik.“Këtë pasuri të historisë ta kishte një nga fqinjët tanë të jeni të sigurtë se nuk do të kishte familje të qytetit që do të vuante për bukë e për punë. Atë që Saliu i ka bërë Krujës nuk ia bënë dy sulltanë e tre rrethime, atë që i bëri Saliu duke i hapur zgavra për t’i marrë gurët, duke i ngritur tym për t’i nxjerrë gëlqeren, duke e rrethuar me fabrika që e gërryejnë dhe e ndotin nuk mund t’ia bënte asnjë armik i këtij vendi. E papunë, e zhytur në borxhe dhe përpëlitet për të nxjerrë mbijetesën. Ne do ti japim Krujës një status të veçantë duke e vendosur një mbrojte të posaçme dhe do të investojmë për Krujën siç investohet për një pasuri kombëtrare. Dhe kështu ne do të rrisim punësimin, do të rrisim mundësitë që të rinjtë të gjejnë punë në Krujë” tha Rama.
Rama: Mos e tradhtoni Krujën, ndëshkoni ata që e shkatërruan. Votoni Rilindjen