Masakër në Itali, shqiptari ther gruan në sy të fëmijëve

Një grindje që nuk ndodh për herë të parë mes çiftit shqiptar ka përfunduar me vrasjen e nënës së dy fëmijëve. 36- vjecari Lulzim Hadaj ka vrarë me thikë gruan e tij Irma Hadaj 32 vjece në provincën San Xhovani në Itali."Nje grindje e tmerrshme me ulërima, akuza ndaj njeri-tjetrit, sharje e ofendime reciproke deri sa doli ne skene thika"- kështu e nisin përshkrimin e ngjarjes mediat italiane.Autori i krimit ka telefonuar më pas policisë dhe është dorëzuar. Fqinji i 36- vjecarit ka rrëfyer në polici se pasi kishte dëgjuar ulërima, i kishte rënë derës dhe kishte hyrë brenda.Në korridor kishte gjurmë gjaku, gjithashtu edhe në kuzhinë, ku shenjat e masakrës ishin te dukshme neper muret e shtepise dhe mobilje. Trupi pajetë i gruas gjendej përmbys mbi nje pellg gjaku, ndërsa bashkëshorti ishte ulur pranë saj."Nuk me intereson nese shkoj ne burg, te pakten, i dhashe fund" i ka thënë 36- vjeçari Lulzim Hadaj, fqinjit të tij.Gruaja ishte goditur disa herë me thikë, por ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen është fakti se krimi ka ndodhur në prani të dy vajzave të mitura të ciftit, njera 8 dhe tjetra 5 vjec.Vajzat kanë vrapuar në rrugë për të shkuar të gjyshërit e tyre, ndërsa u kanë kërkuar fqinjve të shkojnë në banesën e tyre duke bërtitur "Babi po vret mamin, vraponi". Fqinjve u është dashur thjesht të kujdesen për vajzat e traumatizuara, pasi gjithcka kishte marrë fund.Mësohet se burri prej disa kohësh ishte pa punë, cka e kishte bërë shumë nervoz atë, ndërsa gruaja e tij merrej me pastrimin e shtepive dhe te nje lokali. Besohet se shkak i krimit ka qënë xhelozia.