Berisha në Klos e Burrel: Të fitojmë mandatin e pestë në qarkun e Dibrës
Partia Demokratike ka zhvilluar sot mitingun përmbyllës në Klos dhe Burrel ku janë prezantuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.Në fjalën e tij në Klos dhe në Burrel, kryeministri Berisha ka ripërsëritur premtimet për rritjen e rrogave dhe pensioneve, ndihmën ekonomike si dhe punësimin."Ne jeni të vendosur në mandatin e ardhshëm të rrisim rrogat në 700 dollarë rrogën mesatare dhe rrogën e mësuesve, në 350 dollarë rrogën minimale, në 150 dollarë pensionin minimal dyfishimin e pagesës së papunësisë rritjen me 50 % të ndihmës ekonomike. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për punësimin e qytetarëve të Klosit dhe të mbarë Shqipërisë, të rrisim bizneset duke ulur taksat, të shtojmë subvencionet për fermat, të trefishojmë grantet, të ndërtojmë infrastrukturë moderne në të katër anët e Klosit matit dhe të gjithë Shqipërisë. 4 vitet që vijnë do të ndërtojmë për Klosin, Matin Dibrën dhe mbarë Shqipërinë, sistemin vaditës më të mirë, do të shfrytëzojmë të gjitha potencialet turistike të Klosit, Matit dhe të gjithë Shqipërisë. Burimet tuaja të mëdha natyrore do të shndërrohen në vlera për ju, studimet perspektive dëshmojnë rezerva kolosale të kromit në malet e Klosit dhe të Bulqizës” tha Berisha.