Po merrej në pyetje për vjedhje, 29- vjeçari hidhet nga kati i 3 i Komisariatit nr 1

Një i ri ka arritur të arratiset nga komisariati numër 1 në Tiranë, duke u hedhur nga kati i 3-të i ndërtesës së Komisariatit. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 minuta të mbrëmjes së sotme, ndërsa po merrej në pyetje nga efektivët e policisë së komisariatit.29- vjecari nga Fieri, Orgest Mile ishte vënë në pranga paraditen e sotme për vjedhjen e një automjeti dhe ishte shoqëruar në komisariat. Në momentin që po merrej në pyetje për këtë ngjarje nga pjestarët e grupit hetimor, ai ka përfituar nga largimi i oficerëve të policisë drejt derës dhe është hedhur nga dritarja.Duke përfituar edhe nga errësira ai është larguar menjëherë dhe ka dyshime që persona të tjerë e kanë ndihmuar për arratisjen e tij. Policia ka nisur operacionin e kërkimit për 29- vjecarin që përvecse për vjedhje mbi të duket se do të rëndojë dhe një akuzë tjetër.