Mitingu përmbyllës i PS-së në Tiranë, policia merr masat

Policia e Tiranës njofton se ka marrë masa për zhvillimin normal të mitingut të PS-së që do të zhvillohet sot në sheshin” Nënë Tereza”.Në një deklaratë për shtyp, policia e kryeqytetit thekson se nga ora 16.00 - 21.00 do të bllokohen disa segmente rrugore që të çojnë për te sheshi “Nënë Tereza”.Sipas policisë , do të ndalohet qarkullimi i automjeteve te kryqëzimi i rrugës "Ismail Qemali" deri në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ; Nga Hotel Sheraton përgjatë Sheshit "Nënë Tereza"; Nga rruga "Frederik Shiroka"drejt sheshit "Nënë Tereza".Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës thekson se masat janë për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti duke siguruar rendin dhe garantimin e zhvillimit normal të tij.