Kakavijë, emigrantët kthehen për zgjedhje

Afrimi i ditës së zgjedhjeve ka shtuar fluksin e emigrantëve të cilët kthehen në atdhe për të votuar.Mbi pesë autobusë me emigrantë kanë kaluar përmes Kakavijës, duke shënuar kështu, fillimin e një procesi organizativ të vetë emigrantëve, për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të së dielës.Sipas autoriteteve policore kufitare, në një hark kohor prej 4 ditësh, në të tre pikat kufitare atë të Kakavijës, Tri Urave dhe Sopikut kanë hyrë në Shqipëri, mbi 12 mijë emigrantë shqiptarë rreth 30% më tepër se periudha e zakonshme.Fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në atdhe pritet të rritet në ditët në vijim me afrimin e datën 23 qershor ku shqiptarët do t`i drejtohen  kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri.