Përfundon rindërtimi i dy rrugëve në Tiranë, Basha: Do realizojmë çdo projekt për qytetarët

Përfundon rindërtimi i rrugëve “Bajram Allaraj”, në njësinë bashkiake numër 2 dhe  “Hamdi Cenoimeri”, në njësinë bashkiake nr.6.Kryebashkiaku Basha ka garantuar banorët se në mungesë të një konflikti politik dhe në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, çdo projekt do të kthehet në realitet, duke ndryshuar brenda dy viteve të ardhshme infrastrukturën në të gjithë Tiranën.“U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, kudo që ndodhen, që me sytë nga projekte si ky dhe me bindje në investime si këto, në çdo lagje të Tiranës, t’i japin mundësinë vetes së tyre, familjeve të tyre, duke i dhënë mundësinë Bashkisë së Tiranës, që të ecim përpara për të zhvilluar Tiranën moderne dhe evropiane që shtrihet kudo ku është pragu i derës së çdo qytetari. Sot ju jap fjalën edhe njëherë, se në mungesë të një konflikti politik dhe në bashkëpunim me qytetarët dhe qeverinë, nuk ka vepër që nuk do të bëjmë realitet brenda kohës më të shkurtër” tha BashaGjatë inspektimit të rrugës “Hamdi Cenoimeri”, Basha ka shprehur angazhimin e tij, për të përfunduar ndërtimin e kësaj rruge deri ne Vaqarr, kolektorin dhe ujësjellësin për zonën informale.“Gjatë inspektimit, banorët kanë shprehur kënaqësinë e madhe për përfundimin e kësaj rruge, ndërsa unë dua t’u shpreh sot banorëve vendosmërinë time, për të përfunduar bllokun e pallateve në anë të rrugës, të gjithë rrugicat e kësaj rruge dhe lidhjen e kësaj rruge deri në fund me rrugën e Vaqarrit si dhe asfaltimin, kolektorin, ujësjellësin për pjesën informale, brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Kushti i vetëm është që kjo marrëdhënie besimi e ndërsjellë midis qytetarëve, bashkisë dhe qeverisë, që është bashkëinvestitor në këtë rrugë, të vazhdojë. Ju garantoj se me vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe mirëbesimi, ne do të investojmë në punë si kjo, duke ecur përpara dhe duke mos u kthyer pas në kohën e akuzave të ndërsjellta” deklaroi  Basha.Ndërsa gjatë inagurimit të rrugës “Bajram Allaraj”, Basha theksoi se do të ndërtohen të gjitha rrugët në periferi të kryeqytetit.“Para disa muajsh, kur erdhëm tek “Bajram Allaraj”, takuam banorë që na thanë, 25 vjet nuk ka vënë njeri dorë në këtë lagje. U thamë se kemi projektin, do ta investojmë dhe na thanë, “ishallah!”. Sot i them çdo skeptiku në këtë njësi bashkiake dhe në mbarë Tiranën se ashtu siç përfunduam këtë rrugë brenda një kohe të shkurtër, me standarde maksimale, ashtu do përfundojmë çdo rrugë dhe çdo investim anembanë qytetit të Tiranës, në qendër dhe në periferi, në lagje të reja e të vjetra dhe çdo skeptik duhet ta dijë  se ky është fillimi i punës dhe frytet e para të një bashkëpunimi e besimi të ndërsjellë midis qytetarëve të Tiranës, modelit që punon për ta në Bashkinë e Tiranës dhe një qeverie që mbështet Bashkinë e Tiranës, sepse mbështet qytetarët e Tiranës” theksoi Basha