Meta në Lushnje: Berisha ta gëzojë pensionin, edhe tre ditë Kryeministër

Qarku i Kukësit ka përplasur ish partnerët në qeveri, ku edhe në mitingun përmbyllës në qytetin e Lushnjës, kryetari i LSI Meta akuzoi Kryeministrin e vendit se ka dërguar forcat e armatosura në veri të vendit.Meta tha se me 23 qershor do i jepet fund politikës përçarëse dhe konfliktuale, me të cilën Berisha i shkaktoi drama të mëdha vendit, ndërsa garantoi demokratët e ndershëm për bashkëpunim për të mirën e integrimit europian.“Ne do i japim fund politikës konfliktuale, përjashtuese, ndarëse dhe përcarëse që ndoqi në këto dy dekada duke mos mësuar nga dramat që i shkaktoi vendit të tij. Sot në pak ditë nga 23 qershori u themi demokratëve të ndershëm se pas 23 qershorit do bashkëpunojmë me ju për të mirën e integrimit evropian. Ne jemi kundër përjashtimit dhe diskriminimit të cdo shqiptari për arsye politike. Jemi kundër drejtorëve që thonë se duhet ë fotografoni votën, pasi vota është themeli i cdo demokracisë së vërtetë. Jemi atij që ka çuar tre çerekun e forcave speciale në Has dhe Tropojë, dhe Kukës”, dekalroi ai, duke paralajëmruar se fitorja e LSI me 23 qershor do të vijë pikërisht nga veriu.Duke e paralajmëruar se edhe tre ditë i kanë mbetur si Kryeministër, Meta tha se ne 23 qershor, njëherë e mirë shqiptarët do t’i thonë Berishës “ta gëzosh pensionin.”Sipas Metës, referuar raportit të BB, 60 % e shqiptarëve jetojnë në varfëri të skajshme, dhe vota për LSI sipas tij do ta bëjë Shqipërinë të ecë më shpejt drejt zhvillimit.“Me ritmet e Sali Berishës, Shqipëria jo vetëm nuk do ecë më shpejt dhe rrezikon të mbetet në vend po r rrezikon të mbetet mbrapa. Raporti i BB tregonte se 60 % e popullsisë në Shqipëri jetojnë me 2 deri 5 dollarë në ditë, pra në varfëri të skajshme. Mundësitë janë por duhet një lider vizionar. Berisha mburret se ka vënë mbështetje me pikatore për bujqësinë, por duhet të kërkojë falje se ishte ai që shkatërroi infrastrukturën në bujqësi, ne emër të luftës së komunizmit. Autokritika e tij nuk ka vlerë se dhe 23 ditë është kryeministër, Lushnja, Fieri dhe Mallakastra do i thonë Sali Berishës ta gëzosh pensionin se ne do ecim me shpejt nuk ngopemi me premtimet boshe”, tha Meta.