Harxhi mer pjesë samitin e Kartës së Adriatikut në Shkup

Në kuadër të Kryesisë Maqedonase të Kartës së Adriatikut, u zhvillua në Shkup takimi i Komisionit të Partneritetit të vendeve të A5 + SHBA në nivel Ministrash të Punëve të Jashtëm.Delegacioni shqiptar u kryesua nga Zv.Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, znj. Edith Harxhi. Në këtë takim morën pjesë edhe, zv. Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker, si edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe përfaqësuesi i Serbisë.Ky takim, që shënoi edhe 10- vjetorin e nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, paraqiti mes të tjerash, një mundësi mjaft të mirë që vendet të diskutonin mbi aktivitetet e përbashkëta dhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm rajonal në kuadër të A5-ës, duke vënë fokusin mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, para Samitit të ardhshëm të NATO-s të vitit 2014, si dhe kontributin e përbashkët të vendeve të rajonit në ISAF, pas 2014.Në përfundim të takimit, vendet anëtare të Kartës së Adriatikut, miratuan një Komunikatë të Përbashkët, në të cilën mes të tjerash, nënvizohet qartësisht perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në A-5. Po ashtu, në Komunikatë vlerësohet arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe bëhet thirrje për vënien në jetë të saj, pa vonesë.