Basha: Bashkëpunimi bashki-qeveri do mundësojë ndërtimin e çdo rruge

3 mijë banorë të njësisë numër 5 në kryeqytet tashmë kanë një rrugë me të gjitha standartet ndërkombëtare.Kryebashkiaku Lulëzim Basha gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve në këtë rrugë u shpreh se në këtë lagje ka pasur probleme të ndjeshme infrastrukturore e pikërisht për këtë premtoi vazhdimin e investimeve edhe në të ardhmen.“Rruga ka përfunduar dhe s’ka nevojë për shumë fjalë, sepse veprat flasin vetë. Qytetarët e dinë si ka qenë dhe si është, ndaj unë kam një mesazh për qytetarët e kësaj zone. Këtë rrugë merreni vetëm si një provë, se farë mund të bëjmë ne të gjithë së bashku, kur funksionon marrëdhënia qytetar-bashki-qeveri. Me kalimin e provës së radhës, të jeni të sigurt që kjo lagje e cila ka probleme të mëdha dhe të trashëguara infrastrukture, cep më cep do ketë fatin e kësaj rruge, në infrastrukturën nëntokësore, mbitokësore, në hapësira të gjelbra, në gjelbërim anës rrugës, në trotuare, në ndriçim! Kusht është që marrëdhënia e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit qytetar-bashki-qeveri të vazhdojë dhe që jam i sigurt do të vazhdojë, sepse interesi i të gjithëve është që ne të kemi këtë infrastrukturë anembanë kësaj lagjeje të Tiranës dhe gjithë qytetit tonë”  theksoi Basha.Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është i rëndësishëm  pasi parashikohet që të shpërndaj fluksin nga përfundimi i Unazës së Re të Tiranës.Ndërtimi i segmentit të ri rrugor që është zgjatim i rrugës “Robert Shvarc” deri në rrugën “Skënder Luarasi” është një investim prej 24.3 milion lekësh.