Berisha: Rama kërkon t`i fus të gjitha arritjet në thesin e Koços

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot By-Pass-in e Fierit duke e cilësuar atë si një nga nyjet më nevragjike të transportit të vendit.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi se gjatë viteve të ardhshme zhvillimi I vendit do të vijojë me ritme më të shpejta.Kryeministri vlerësoi alternativën e Partisë Demokratike ndërsa sulmoi sërish kryesocialistin Rama duke theksuar se alternative e tij është ajo e nxirjes së çdo arritjeje."Në qarkun e Fierit janë investuar rreth 700 milionë euro.  Në Fier dhe Vlorë në fushën e energjisë janë investuar mbi gjysmë miliard euro dhe kjo është zhvillim.  4 vitet e ardhshme ritmet e zhvillimit do të jenë më të shpejta.  Kjo është alternative jonë, alternativa e rrugëve të sigurta, e fermave moderne, e kanalave vaditëse, e fuqizimit të biznesit dhe trefishit të grantve për fermerët Alternativa tjetër është ajo e autobuzit mavi që kërkon të mohojë rrugët tuaja, shtëpitë tuaja, fermat tuaja, të mohojë djersën tuaj, të mohojë anëtarësimin në NATO, ti fus të gjitha këto në thesin e Koços. Për ata dhe Koçon dhe adhuruesin e tij Edi Rama në Shqipëri s`ka ndodhur asgjë e mirë. Rama përpiqet të ndjellë kudo zhgënjim, përpiqet të mohojë çdo përpjekje tuaj për një jetë më të mirë. Shqipëria që ju po ndërtoni për vete dhe fëmijë tuaj, gjithçka sipas tij është e gënjeshtërt, e vërtetë ka qënë vetëm Shqipëria e etërve të tij” tha Berisha.Kryeministri Berisha u ka bërë sërish thirrje socialistëve dhe demokratëve që  të bashkohen në 23 qershor për të votuar PD-në dhe zhvillimin e vendit.“Këto janë mendjet e autobuzit mavi, këto janë mendjet e Koços që e përzutë nga Fieri dhe iku në Vlorë.  Prandaj dhe ju ftoj që në 23 qershor, socialistët, demokratët, ata pa parti të bashkohemi në alternativën e ndërtimit të infrastrukturës më moderne, e zhvilimit të fermave.  Ti lëmë ata mjeranë në autobuzin mavi dhe ti lëmë në historinë e harresës dhe ne le të shkojmë përpara” shtoi Berisha.