Muxhahedinët, Rohrabacher 1 min mbi Shqipërinë: Amerika mirënjohëse Berishës dhe qeverisë së tij
Pranimi nga shteti shqiptar i muxhahedinëve nuk ka kaluar pa mirënjohje ndaj qeverisë shqiptare. Pas DASH, edhe Kongresi amerikan në punimet e tij i ka kushtuar një minutë kësaj mirënjohje. Ka qenë, Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, i cili nuk ka lënë pa vlerësuar dhe zhvillimet në vend.“Njëzetë vjet më parë, Shqipëria ishte duke u përpjekur për të lënë pas vitet e shtypjes dhe varësisë; një periudhë kur ishte një klon i Koresë së Veriut. Tani, Shqipëria është një demokraci me përfaqësues të zgjedhur që angazhohen në debate të hapura në një shoqëri civile të fuqishme. Shqipëria është një anëtare e NATO-s që vazhdon të kontribuoj me trupa në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan, dhe mori pjesë në lirimin e Irakut, të drejtuar nga SHBA. Tani ajo aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në kontrast me diktaturën ateiste që la pas, sot kishat dhe xhamit shqiptare janë plotë. Në mënyrë të ngjashme, ekonomia marksiste është zëvendësuar me një ekonomi tregu në zgjerim” tha ai.Rohrabacher theksoi se Amerika duhet ti jetë vecanërisht mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë.“Kohët e fundit kur SHBA kishte nevojë për vende të gatshëm për t’u ofruar azil anëtarëve të MEK, të bllokuar në Irak, Kryeministri Berisha ra dakort për të pranuar 210 anëtar të atij grupi – shumë më tepër se cfarë ishtë i gatshëm të merrte cdo vend tjeter.Ajo ishtë një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që ata njerëz nuk do ta harrojnë shpejt.Kryeministrit Berisha iu desh kurajo e vërtetë për të bërë këtë ofertë bujare. Në këto kohë të pasigurta, është e rëndësishme të dimë cilët janë miqtë tanë. Kryeministër Beisha faleminderit që jeni një mik besnik i Amerikës” përfundoi ai.Aktualisht në vendin tonë kanë mbërritur deri më tani 44 muxhahedinë.Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri.Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Qeveria ka marrë përsipër sigurimin e një qëndrimi afatgjatë të tyre në vendin tonë, trajtimin sipas të gjitha standardeve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.