Idrizi pret Limaj: Është ora e shqiptarëve, askush nuk mund t’i nëpërkëmbë

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet zoti Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim të përzemërt me heroin e Luftës së Kosovës, Fatmir Limaj.Zoti Idrizi i shprehur dhe një herë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve për luftën heroike të zhvilluar nga UÇK. Idrizi gjithashtu, i cilësoi lëvizje të dëshpëruara të Serbisë arrestimet e kryera së fundmi, si përpjekje për të njollosur luftën heroike të zhvilluar prej tyre. Por Idrizi theksoi se tashmë është ora e shqiptarëve dhe askush nuk mund të abuzojë ose t’i nëpërkëmbë ata.Gjithashtu, kryetari i PDIU-së e ka njohur nga afër mikun e tij me zhvillimet e fushatës politike në Shqipëri, duke theksuar se është vënë re një rritje e ndjeshme e mbështetjes ndaj PDIU-së, si forca e vetme që ka në themel të saj çështjen kombëtare. Zoti Idrizi i prezantoi Komandat Çelikut pikat e programit të forcës që ai drejton dhe sloganin “Unë e dua Shqipërinë të Bashkuar”, program i cili sipas tij do të çojë në bërjen realitet të ëndrrës shekullore të shqiptarëve.Nga ana e tij, ish-komandanti i UÇK-së u shpreh i lumtur që tashmë Shqipëria ka kuptuar me të vërtetë se cilat janë partitë politike që punojnë për të mirën e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Zoti Limaj përgëzoi mikun e tij Idrizi për miratimin e Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame dhe shprehu angazhimin e tij personal se do të jetë gjithnjë në krah të PDIU-së në përpjekjet e saj për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjitha trojet ku ata jetojnë.