Qeveria miraton rritjen e rrogave dhe pensioneve

Qeveria rrit pagat dhe pensionet, 10 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme.Kryeministri Berisha u shpreh në mbledhjen e qeverisë se rrogat do të rriten deri në 6 për qind dhe se vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve.Në një mbledhje e cila u zhvilluar në një orar të pazakontë dhe që me sa duket është e fundit për këtë mandat qeverisës, kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe kryesocialistin Edi Rama.“Sot ne miratojmë në parim rritjen e rrogave dhe pensioneve në përputhje me përcaktimin e ligjit të buxhetit të shtetit. Vendimi do të hyjë në fuqi natyrisht pas zgjedhjeve sepse është në standardin e  etikës që kur ka vit elektoral, vendimi shtyhet dhe problemi është se duhet të mblidhet parlamenti për të votuar këtë akt të rëndësishëm, por natyrisht asgjë s’mund të pengojë rritjen e rrogave në masën e parashikuar në buxhetin e shtetit, një rritje që shkon nga 0 për rrogat e larta, edhe këtë vit ne jemi të përcaktuar që të mos rrisim rrogat më të larta, deri tek 6 % për rrogat e tjera. Po kështu edhe për pensionet. Rritja e rrogave dhe pensioneve do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve. Ai nuk flet kurrë për rritje rrogash dhe pensionesh, ai flet thjesht që do ulë këtë taksë dhe do rrisë këtë taksë, nga e cila lind vetëm kaosin ekonomik”, tha Berisha.Një tjetër vendim i rëndësishëm që ka marrë qeveria është edhe dëmshpërblimi financiar për 1 040 të përndjekur politik, në masën 45 milionë dollarë që sipas kryeministrit është një tjetër shlyerje e detyrimeve që ka qeveria shqiptare ndaj të përndjekurve.Këshilli i Ministrave vendosi po ashtu edhe për rimbursimin e TVSH-së me para në dorë për të gjitha makineritë, që fermerët do të blejnë brenda vendit.“Ky vendim plotëson përfundimisht paketën, reformën e thellë që ne bëmë në qëndrimin ndaj fermerëve të vendit. Me këtë vendim garantohet mbështetja më e plotë që ekziston sot, ndaj fermerëve, ndaj bujqësisë shqiptare. Hapet rruga  e lehtësimit të modernizmit të zgjerimit të fermave dhe rritjes së mëtejshme të prodhimit. Përsa i përket vendimit të banesave është i shtrirë kudo, në Durrës, në Vlorë e kudo, janë objekte të cilat janë të banuara prej tyre dhe ju jipen ose i jepen agjencisë së Entit të banesave po për të njëjtin qëllim . Janë një seri shpronësimesh , është ndërtimi i një landfilli në Vajkal. Zoti Mediu gjatë një takimi që pata me fermerë ata ishin plotësisht dakord për ndërtimin e landfilit por sipas tyre ekzistonte mundësia që të mund të futet më në thellësi. Ju lutem të dërgoni njerëzit dhe në qoftë se ky variant ështtë i mundshëm ne nuk kemi pse. Infrastrukturën e ndërtojmë po qe problemi për të ndërtuar rrugën . Ata këtë shprehën në një takim që pata me fermerë të Delvinës dhe të Sarandës” u shpreh kryeministri.