Matura shtetërore, zhvillohet testi i Matematikës

Maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar provimit të matematikës i cili është provimi i dytë i maturës shtetërore.Provimi ka zgjatur dy orë e gjysëm ndërkohë që teza sipas matuarantëve ka qenë e nivelit mesatar ku ka pasur pyetje të lehta por edhe të vështira.Teza e provimit që iu dha paraqitet maturantëve përmbante  25 pyetje, ku 13 prej tyre ishin me shtjellim, kurse pjesa tjetër me alternativë.Rezultatet e testit të matematikës pritet të dalin pas 15 ditësh, ndërsa edhe për këtë provim MASH ka marrë masa të rrepta për të mos lejuar kopjimin nëpër klasa.