FRD takim në njësinë nr.1, Topi: KQZ hodhi dëm 7 milionë euro
Fryma e Re Demokratike zhvilloi një takim me banorë të njësisë nr.1 në Tiranë. Edhe në këtë tubim zgjedhor kryetari i FRD-se u ndal në objeksionet e partisë që ai drejton kundrejt KQZ-së.“Ky institucion në vetvete e ka humbur besimin me paaftësinë dhe militantizmin e tij. Vetëm sot është konstatuar se 7 milion euro kanë shkuar dëm nga një paaftësi e KQZ e cila është kthyer në nëe institucion paragjykues për besueshmërinë e procesit zgjedhor”deklaroi Topi.Kryetari i FRD akuzoi partitë e vjetra për mënyrën se si e kanë ndërtuar fushatën zgjedhore, ndërsa përmendi presionet mbi administratën publike dhe angazhimin e saj me fushatë duke perifrazuar“Partitë e vjetra e kanë zvendësuar argumentin me flamuj. Me fatin e një pastruese po merret vetë kryeminsitri, ky është një paradoks që nuk duhet të ndodhë”tha ai.Duke theksuar nevojën e riformatimit të parlamentit shqiptar ai akuzoi këtë klasë parlamentarësh si të paaftë dhe jo përfaqësuese.“Intelektualëve ua kanë zënë vendin njerëzit mediokër në parlament të cilët janë shndërruar në instrumenta që ngrenë vetëm dorën dhe dëmtojnë kushtetutën e vendit. FRD synon rotacionin e elitave në politikë ”- shtoi Topi.Në mbyllje të fjalës së tij Topi u tha pjesëmarrësve në tubim:“ Në datën 23 qershor duhet të shkoni të votojni për vehte por edhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj . Ndryshe të dashur miq askush nuk ka të drejtë të ankohet për politikanët e politikën që do të drejtojë vëndin. Fati i tyre është në dorën tuaj, ndaj mos e humbisni këtë shans dhe votoni alternativën e FRD-së , shënoni siglën e kësaj partie në mënyrë që nesër të ndjeheni krenarë për vendimin tuaj” .